Shqiptari i vërtetë i zgjidh hallet jo me dhunë po me këngë me valle.
Me mbështetjen e Asamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore sollëm në IM Kavajë një atmosferë jo vetëm argëtuese por edhe edukuese me valle dhe kengë të të gjitha krahinave shqiptare.
Kthimi te tradita shërben për të na kujtuar se trashëgimia më e fortë është të qëndruarit krah për krah dhe të gjithë bashkë. Harxhojmë energji të gjithë së bashku duke u argëtuar dhe duke gëzuar me njëri tjetrin dhe jo duke u konfliktuar. E ardhmja e këtyre të rinjve duhet të jetë gjithmonë festë dhe hare.