Ky program, vjen në kuadër të edukimkt ligjor të të miturve dhe të rinjve mbi drejtësinë penale për të mitur. Qëllimi i këtij aktiviteti, është informimi i të miturve, për të bërë të mundur njohjen e tyre me parimet e drejtësisë penale për të mitur, si dhe programet parandaluese, rehabilituese dhe riintegruese që Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me QPKMR harton. QPKMR nga veprimtaria e saj e përditshme, e ka parë si nevojë dhe domosdoshmëri edukimin ligjor të të miturve dhe të rinjve, pasi jemi hasur me mungesë të theksuar informacioni lidhur me këtë fushë.