Mbështetur në pikën 1/b të neni 7 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” dhe në pikën 9 të VKM-së nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat me kohë transmetimi nga organet e Administratës Shtetërore”, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ka planifikuar të zhvillojë procedurën (me negociata) me objekt: “Prodhimin dhe transmetimin e një programi televiziv (dokumentari), me fokus jetën e një të riu pas përfundimit të kryerjes së dënimit penal, sfidat që ai ka hasur, historikun e jetës para se të gjendej në një situatë të tillë, arsyet që e kanë dërguar drejt kriminalitetit, si dhe sfidat e përballjes me realitetin e ri, me temë: ‘Jeta përtej qelisë’”, në gjuhën shqipe.

FTESË PËR NEGOCIATA AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA/ORGANEVE TË MEDIAS VIZIVE