Të reja

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve shpall për konsultim publik draft-Planin e Integritetit 2022-2024, si një instrument i cili ka për qëllim përmirësimin e politikave, rregullave, praktikave të parandalimit të korrupsionit, si dhe forcimin e rezistencës institucionale ndaj shkeljeve të integritetit.

Nëpërmjet këtij njoftimi, QPKMR, ju fton të jepni kontributin tuaj mbi këtë dokument. QPKMR pret komente, mendime dhe sugjerime brenda datës 19.11.2021, në adresën : denisa.veliu@drejtesia.gov.al

Njoftim për marrjen me qira të ambienteve të Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve