Programi i Transparencës - Hyrje

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale
në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut
si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Struktura organizative e QPKMR

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, institucion ky i konceptuar si një mekanizëm në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të hartojë programe parandaluese dhe do të mbikëqyrë për një periudhë 6-mujore të miturit pas përfundimit të dënimit. Ky institucion është planifikuar me një kapacitet fillestar prej 16 punonjësish, sipas organigramës së mëposhtme:

Urdhër të Kryeministrit Nr.115, datë 04.9.2019.

Kuadri ligjor
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Koordinatori: Denisa Veliu
Adresa: Bulevardi “Zog I-rë”, Tiranë
E-mail: Denisa.Veliu@drejtesia.gov.al
Web: qpkmr.gov.al
Orari i punës: E hënë – E enjte 08.00-16.30 / E premte: 08.00 – 14.00

Hapat shpjegues mbi kërkesën për informacion

Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë: 1. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; 2. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; 3. përshkrimin e informacionit që kërkohet; 4. formatin në të cilin preferohet informacioni; 5. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. Kërkesa për informim trajtohet nga ana e QPKMR sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj.

Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, QPKMR kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.

Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës QPKMR konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.

Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga QPKMR në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Model kërkesë për informacion 2021

Procedurat për shqyrtimin e ankesave

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Neni 24, Procedurat për shqyrtimin e ankesave Model

Format Ankese

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi QPKMR
  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të QPKMR
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga QPKMR

Përgjegjësitë e QPKMR:

Bashkëpunon me Shërbimin e Provës dhe/ose me administratën e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale për të mitur në:

i. përgatitjen e dokumentit për lirimin me kusht, vlerësimin e rrezikut familjar dhe
shoqëror/mjedisor dhe të nevojave të të miturit jashtë Institucioneve të Ekzekutimit të
Veprave Penale;
ii. përgatitjen e planit individual të rishoqërizimit dhe të rehabilitimit;
iii. përgatitjen e planit të menaxhimit të riskut, në rast të identifikimit të rrezikut të mesëm
apo të lartë për përsëritje në kryerjen e një krimi;
iv. ndjekjen, mbikëqyrjen dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike, arsimore, shëndetësore
dhe situatën sociale të të miturit pas dënimit;
v. administrimin në dosje të posaçme të kopjes së dokumentacionit individual të të miturit, të lëshuara nga Shërbimi i Provës dhe administrata e institucionit të ekzekutimit të
vendimeve penale për të miturin;
vi. administrimin e Sistemit të Integruar të të Dhënave të Drejtësisë Penale për të Miturit, me qëllim evidentimin e të dhënave që lidhen me datat e fillimit dhe të mbarimit të dënimit.

Bashkëpunon me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.18/2017, “Për
të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, për:
i. miratimin e planit të rehabilitimit dhe të rishoqërizimit të të miturit;
ii. koordinimin e masave që do të merren për zbatimin e planit të rehabilitimit dhe të
rishoqërizimit;
iii. mbikëqyrjen e ecurisë së zbatimit të planit për rishoqërizimin e të miturit;
iv. organizimin dhe zhvillimin e takimeve me të miturit, familjen dhe institucionet e tjera që
mundësojnë përfshirjen sociale të të miturit;
v. sigurimin e përmbushjes dhe të rishqyrtimit të programeve në mjediset e burgimit, nëse
kjo është e nevojshme.

Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për:

i. Nxitjen e marrjes së masave për strehimin e përshtatshëm për të miturin që nuk ka
strehim;

ii. Sigurimin për të miturin:

  •  të veshjeve të përshtatshme; 
  •  të mbështetjes psikologjike;
  • të shpenzimeve të udhëtimit për në banesë;
  • të mundësisë së ndjekjes së kurseve të formimit profesional, arsimit apo
    punësimit, pas lirimit;
  • të kujdesit të nevojshëm nga autoritetet shëndetësore, përfshirë edhe në rastet
    e aftësisë së kufizuar, varësisë nga droga, të sëmundjeve mendore, si dhe në raste të tjera; 

iii. mbikëqyrjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit ndaj të miturit.

Ndjek procesin e programimit dhe të koordinimit të trajnimit e të specializimit të profesionistëve për drejtësinë për të miturit, si dhe i propozon institucioneve kompetente
tema dhe metodika të nevojshme për zhvillimin e specializimeve.

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të QPKMR

Njoftimi dhe konsultimi publik (https://www.idp.al/projekt-akte/)

Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike https://www.idp.al/koordinatori/

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Lista e dokumenteve që administrohen nga QPKMR me afatet e ruajtjes

Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar

Regjistri 2021

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga QPKMR

Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga QPKMR*

Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*

Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*

Procedura e ankimimit*

Shënim: QPKMR nuk e ofron këtë shërbim.

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga QPKMR

Orari i punës: E hënë – E enjte 08.00-16.30 / E premte: 08.00 – 14.00l

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Neni 24, Procedurat për shqyrtimin e ankesave Model Format Ankese