SESION TRAJNIMI PROFESIONAL INDUKTIV NË BASHKËPUNIM ME UNICEF

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe mbështetjen e UNICEF, zhvilluan një sesion trajnimi profesional induktiv, përgjatë datave 14, 16 dhe 17 qershor 2021, me trajnerë z. Ilir Panda, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe znj. Ermira Shkurti, Specialiste për Drejtësinë për të Miturit pranë UNICEF Albania.

Trajnerët ndihmuan punonjësit për të analizuar dispozitat e instrumentave ndërkombëtarë dhe legjislacionit të brendshëm mbi drejtësinë penale për të mitur, për të përcaktuar misionin, vizionin, si dhe procedurat organizative të këtij institucioni të ri, të sapokrijuar në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Një tjetër temë diskutimi ishte edhe hartimi dhe elementët që duhet të përmbajë logo e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, si dhe shkëmbimi i ideve ndërmjet pjesëmarrësve mbi veprimet dhe hapat konkrete që duhet të ndërmarrë Qendra në vazhdimësi, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.