Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) dhe Qendra për Formim dhe Zhvillim (CFD), nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy institucionet ranë dakord:
1. Për të referuar pranë QPKMR raste të të miturve apo të të rinjve që janë evidentuar gjatë veprimtarisë së punës së CFD, të cilët kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale, ligjore, shëndetësore etj., duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të të miturve/të rinjve.
2. Për të realizuar një studimi në përfundim të projektit aktual që po zhvillohet “RIINTEGRIM vs PËRJASHTIM – Riintegrimi social i të Miturve “në konflikt me ligjin” dhe “ish të dënuar” në Bashkitë e Tiranës dhe Kamzës”, në muajin shtator 2022.
3. Për të ofruar ekspertizë në hartimin e planeve individuale të trajtimit dhe rishoqërizimit të të miturve apo të rinjve të trajtuar nga QPKMR; protokolleve të punës, apo ngritjes së kapaciteteve profesionale të punonjësve të QPKMR.