Në Njësinë Administrative Nr. 9, u zhvillua një takim me profesionistë të institucioneve dhe organizatave që punojnë me fëmijët dhe familjet në territorin e njësisë.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për parandalimin, identifikimin dhe adresimin në kohë të rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje.
Një qasje e koordinuar dhe bashkëpunuese kontribuon në garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së çdo fëmije.




