Parandalimi i sjelljeve te kunderligjshme te te miturit

“Nëse janë në moshë për përgjegjësi penale, janë edhe në moshë për t’u dëgjuar për drejtësinë penale.”

Vijon konsultimi me të rinjtë për përmirësimin e programeve në zbatim të drejtësisë miqësore për të mitur.
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve, në bashkëpunim me UNICEF dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), solli në një tryezë të përbashkët nxënësit e gjimnazeve “Sinan Tafaj” dhe “Petro Nini Luarasi” për të folur hapur mbi sjelljet e kundërligjshme, përgjegjësinë dhe drejtësinë.

Pa leksione të gatshme. Të rinjtë sollën historitë, eksperiencat dhe këndvështrimin e tyre: çfarë i çon bashkëmoshatarët drejt sjelljeve të kundërligjshme, si e perceptojnë ndëshkimin dhe çfarë presin nga një sistem drejtësie që duhet edhe t’i dëgjojë, edhe t’i mbështesë.

Gjatë aktivitetit ata u njohën edhe me U-Report, platformën digjitale që u jep të rinjve mundësinë të shprehin mendimet dhe idetë e tyre për çështjet që i prekin drejtpërdrejt dhe të bëhen pjesë aktive e dialogut dhe vendimmarrjes.

Drejtësia për të rinjtë nuk mund të ndërtohet pa zërin e të rinjve.
Dhe ndonjëherë, për të parandaluar një sjellje të gabuar, hapi i parë është shumë i thjeshtë: t’i dëgjojmë.

Faleminderit UNICEF për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e zërit të të rinjve.

Mos u bëj peng i të shkuarës. Të gjithë meritojnë një mundësi të dytë.

Njoftimet e Fundit