Takim I QPKMR-së me Shoqërinë Kristiane të të Burgosurve të Shqipërisë.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve zhvilloi takimin me Shoqërinë Kristiane të të Burgosurve të Shqipërisë, shoqëri që operon në Shqipëri prej 20 vitesh dhe ofron ndihmën e saj tek të dënuarit, të dënuarit e mitur si dhe familjet e tyre.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Z. Fred Ëesterink Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë, z. Ylli Doce Kryekapelan dhe z. Bledi Raseni kapelan në IM Kavajë.
Përfaqësuesit e QPKMR-së dhe SHKBSH-së diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit mbi rastet e të miturve në IM Kavajë, zhvillimin e aktiviteteve në IM Kavajë për socializimin e tyre, planet e punës për riintegrimin e të miturve në shoqëri pas përfundimit të dënimit dhe ofrimin e ndihmës për ndjekjen e arsimit dhe kurseve profesionale.