Në Gjimnazin Sami Frashëri, në aktivitetin vjetor të gjimnazistëve kundër trafikimit të qenieve njerëzore ku nxënësit shfaqën talentet dhe angazhimin e tyre për këtë kauzë të rëndësishme.
Përmes artit, aktrimit dhe muzikës nxënësit përçuan një atmosferë të veçantë emocionesh ku secila pjesëmarrje ishte një dëshmi e forcës dhe mençurisë së këtyre të rinjve, e cila ka potencialin për të bërë ndryshimin në shoqëri.
Vetëdija dhe veprimi i tyre janë çelësi për të ndërtuar një botë ku drejtësia dhe barazia janë në qendër të vlerave tona.