Arrihet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe organizatës “Nisma për Ndryshim Shoqeror ARSIS”.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe organizata “Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS”, nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve.
Sipas kësaj marrëveshjeje dy institucionet bien dakord për:
1. Ofrimin e shërbimeve psikologjike, juridike e sociale për të miturit pas kryerjes së dënimit;
2. Vendosjen në dispozicion nga NISMA të një ambjenti të dedikuar për ofrimin e shërbimit psiko-social pranë Qendrës multifunksionale “Shtëpia e Ngjyrave”
3. Organizimin e takimeve ndërsektoriale në bashkëpunim me QPKMR për trajtimin e rasteve me shërbime të nevojshme për integrimin e të miturve në komunitet;
4. Bashkëpunimin me NISMA për monitorimin e zbatimit të programit individual të trajtimit psiko-social të të dënuarit të mitur, gjatë gjithë periudhës kohore të nevojshme pas përfundimit të dënimit, etj.