Bashkë me Gentian Mullaj, Zëdhënës i Policisë së Shtetit, diskutuam mbi fushat e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit sa i takon rehabilitimit të të miturve, pas daljes nga sistemi i drejtësisë dhe mbi masat që po marrim për shmangien e recidivizmit. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, mbeshtetur në detyrimin ligjor për mbikëqyrjen e procesit të rehabilitimit të tyre, bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me strukturat e Policisë për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve.