Bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe administrates së Institutit të të Miturve Kavajë, përveçse detyrim që buron nga Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, është dhe shprehje e vullnetit të të gjithëve ne bashkë për të ndihmuar sa më shumë të mitur që të mos rikthehen më në krim.
Në vijim të këtij misioni, u zhvillua takimi me sektorin juridik dhe u diskutua lidhur me problematikat e hasura në punën tonë të përditshme. Gjithashtu, u diskutua mbi raste konkrete të të miturve që vuajnë dënimin në IM Kavajë dhe mënyrat si mund ti ndihmojmë sa më mirë.