Në Ditën Botërore për Zero Diskriminim, Ministria e Drejtësisë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve organizuan sot një tryezë të rrumbullakët për të promovuar diversitetin dhe të drejtat e gjithë secilit për të jetuar një jetë të denjë dhe të barabartë. Zv. Ministri, Z. Karameta, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Gajda dhe Drejtuesja e QPKMR, Znj. Hasanllari vendosën theksin tek e drejta e të miturve në konflikt me ligjin, të miturve si autorë të veprave penale dhe atyre viktimë, për një proces rishoqërizimi dhe riintegrimi sa më të shëndetshëm.
Kjo tryezë bashkoi sot të gjithë institucionet dhe organizatat partnere në përkrahje të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale duke ofruar perspektiva të ndryshme të diskriminimit në realitetin global dhe shqiptar, për një fenomen sa kompleks edhe të prekshëm