Drejtesi per miturit do të thote mundësi, jo ndëshkim!

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën per Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe Ambasadën Franceze në Tiranë, organizoi një workshop dyditor per forcimin e drejtësisë penale për të miturit.
Ky aktivitet ishte pjesë e një partneriteti afatgjatë me institucionet franceze të mbrojtjes giyqësore te të injve, të cilët që prej vitit 2022 ka luajtur një rol kyç në shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe asistencës teknike me Shqipërinë
Reforma per drejtësinë penale per të miturit, e ndërtuar mbi Ligjin nr. 37/2017, synon të garantojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve që bien në konflikt me ligjin. Ajo vendos në qendër interesin më të lartë të fēmijës dhe synon t’i trajtoje jo si të rritur qe ndëshkohen, por si fëmijë që kanë nevojë per mbeshtetje, rehabilitim dhe riintegrim.
Aktivitete të tilla përfaqësojnë një model bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, Si dhe një angazhim të pērbashkët per një drejtësi më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më europiane per fëmijët tanë.