Marrëveshja e nënshkruar midis QPKMR me Urdhrin e Punonjësit Social .
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në një angazhim të përbashkët për drejtësi sociale dhe mirëqenie për të gjithë të miturit, nënshkroi sot një marrëveshje me Urdhrin e Punonjësit Social për të fuqizuar kapacitetet për realizimin dhe garantimin e një drejtësie sociale për të gjithë të miturit si dhe forcimin e rolit të punonjësit social.
Trajnime të përbashkëta për garantimin e ofrimit të shërbimit sa më cilësor për të miturit.
U dakordësua bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve për hartimin e vlerësimeve paraprake për të miturit në konflikt me ligjin.
Ekspertët e Urdhrit të Punonjësit Social do të angazhohen për ofrimin e mbështetjes së tyre në hartimin dhe ndjekjen e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit që QPKMR ofron.
Duke përqendruar burime dhe njerëz të specializuar në këto drejtime, kjo marrëveshje synon të sjellë përmirësim në parandalimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve në konflikt me ligjin