Drejtoresha e QPKMR, Klaudia Hasanllari, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, për të folur mbi aspektin ligjor në kuadër të Javës së Mbrojtjes së Viktimave të Krimit.
Gjatë intervistës u theksua rëndësia e informimit të qytetarëve mbi të drejtat e viktimave, mekanizmat ligjorë të mbrojtjes dhe roli i institucioneve në garantimin e sigurisë, mbështetjes dhe drejtësisë.
Mbrojtja e viktimave nuk është vetëm detyrim ligjor, por përgjegjësi shoqërore që kërkon bashkëpunim, ndërgjegjësim dhe veprim të përbashkët.




