Edukimi ligjor nëpër shkolla në shkollën “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Kavajës.

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, ishte sot me nxënësit e klasës së X, në Shkollën “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Kavajës.
Ky ishte takimi i dytë në kuadër të nismës që QPKMR ka ndërmarrë për Edukimin ligjor nëpër shkolla.
Qëllimi i këtyre takimeve, është informimi i nxënësve lidhur me sistemin e drejtësisë, drejtësinë penale për të mitur, prezantimi me QPKMR-në dhe rolin që ne kemi.
Fushata “Edukimi ligjor nëpër shkolla”, do ta shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e vendit.