Festat e 7-8 Marsit në IM Kavajë.

Zv. Ministri i Drejtësisë, Z. Karameta dhe Drejtuesja e QPKMR, Znj. Hasanllari morën pjesë në aktivitetin që u organizua me rastin e festave të 7-8 Marsit, nga të miturit në konflikt me ligjin në Institutin e të Miturve, Kavajë.
Aktiviteti nxorri në pah botën e bukur të këtyre të miturve dhe të rinjve, të cilët folën për zonat nga vinin, kënduan këngë për nënën, lexuan esetë dhe krijimtaritë e tyre letrare, si dhe paraqitën punime të bukura artistike të përgatitura nga vetë ata.
Zv. Ministri, Z. Karameta përshëndeti aktivitetin duke i inkurajuar këta të rinj për të qëndruar në botën e dijes, artit dhe kulturës e për të mos u kthyer më në konflikt me ligjin. Ai siguroi se Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e saj për të miturit do të jenë gjithmonë pranë këtyre të miturve në rrugën e tyre drejt rishoqërizimit.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë çertifikatat për përfundimin me sukses të kurseve profesionale për disa nga të miturit, të cilët do të riintegrohen në shoqëri me një profesion të ri dhe njohuri të reja.

Mos u bëj peng i të shkuarës. Të gjithë meritojnë një mundësi të dytë.

Njoftimet e Fundit