Mbledhja e Komisionit të Sigurisë të OSCE në Vienë

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë të OSCE në Vienë, me ftesë të OSCE dhe me autorizimin e Ministrit të Drejtësisë, për prezantimin e studimit për ndikimin e pavarësisë financiare në parandalimin e krimit tek të miturit dhe të rinjtë. Dëshira për para të shpejtë, për jetën e luksit që promovohet në rrjete sociale, po dërgon çdo ditë vajza dhe djem të rinj drejt krimit dhe grupeve të krimit të organizuar. (Dhe jo vetëm të rinjtë.)
Në mbledhjen e sotshme u diskutua se si institucionet mund të përfshijnë edukimin dhe fuqizimin financiar në programet parandaluese dhe riintegruese, qoftë për parandalimin primar, qoftë për të shmangur rikthimin e tyre në krim.
E lumtur që kontributi ynë si institucion për këtë studim ndërkombëtar, u vlerësua dhe u përshëndet nga të gjithë anëtarët.