Ndërgjegjësojmë për të Parandaluar!

Nën moton “We Bike for Gender Equality” u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues me të miturit dhe të rinjtë e Institutit të të Miturve Kavajë ku QPKMR së bashku me UNFPA Shqipëri, Partnerin Implementues Qendrën “Act for Society” si dhe “We Bike Albania” diskutuan për barazinë gjinore, jetesën e shëndetshme, mundësitë, gjithëpërfshirjen dhe riintegrimin e të miturve dhe të rinjve në IM Kajavë.

Djemtë, nën moton “We Bike for Gender Equality” pedaluan të bashkuar në shenjë përkushtimi ndaj barazisë gjinore. Pedalimi bashkë ishte një mënyrë e bukur për të përhapur mesazhin dhe për të inkurajuar dialogun rreth një shoqërie me mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë, me respekt dhe dinjitet.