Aktiviteti përmbyllës i organizuar nga Ministria e Drejtësisë, DHKN dhe QPKMR, me mbështetjen e CSSP dhe QSHPLI, u përshëndet nga Zv. Ministrja e Drejtësisë, Znj. Hoxha, Kryetarja e DHKN, Znj. Avdyli, Drejtoresha e QPKMR, Znj. Hasanllari, përfaqësues nga ZVA Tiranë, si dhe mësues e nxënës.
Ky trajnim u fokusua në fuqizimin e gjimnazistëve nga gjimnazet “Sami Frashëri” dhe “Sevasti Qirjazi” në fushën e ndërmjetësimit, duke i pajisur ata me aftësi për dialog, zgjidhje konfliktesh dhe komunikim efektiv.
Në përfundim, pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikata dhe morën statusin “Ndërmjetësues Junior”, si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.




