Në IEVP Pojskë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve dhe Miss Grand Albania

🤝Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Miss Grand Albania prezantuan një program të ri që do të zhvillohet në IEVP Pojskë, mbi zhvillimin emocional të vajzave dhe grave të dënuara që janë të akomoduara në IEVP.

Ky program, i cili do të implmentohet për herë të parë në IEVP në shqipëri me gratë dhe vajzat 18-21 vjeç, vjen si një praktikë shumë efikase e implementuar në shumë burgje në botë, si një formë që ndihmon zhvillimin personal përmes mentorimit të strukturuar.

Miss Grand Albania, Znj. Elsa Aliaj, e çertifikuar për këtë program nga Institute Ndërkombëtare, dhe Drejtoresha Ekzekutive e këtij programi, Znj. Arjeta Osmani janë angazhuar vullnetarisht, si dy vajza të reja, në mbështetje të grave dhe vajzave të dënuara, me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.