Në një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Në një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik, u trajtuan të drejtat e viktimave të krimit, roli i institucioneve dhe mekanizmat e mbrojtjes.
Aktiviteti u organizua nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e angazhimit të të rinjve në parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e viktimave.
 Përmes diskutimeve interaktive u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës në komunitet.