Drejtësi miqësore për të miturit!
U nënshkrua marrëveshja ndërinstitucionale për drejtësinë penale për të mitur me Bashkinë Shkodër, Policinë, Prokurorinë, Gjykatën, Shërbimin e Provës dhe me institucionet e shërbimit social, arsimit dhe shëndetësisë në qytetin e Shkodrës.
Duke patur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit kjo marrëveshje ka si synim nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit si në nivel vendor dhe në nivel qëndror.
Fokusi qëndron në koordinimin e të gjithë institucioneve përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve multidisiplinore për të miturit në konflikt dhe kontakt me ligjin.