QPKMR ishte në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Durrës, ku u zhvilluan sesione sensibilizuese me nxënësit mbi format e krimit, mekanizmat e mbrojtjes dhe rëndësinë e qasjes parandaluese për të rinjtë.
Përmes punës në grupe, nxënësit analizuan raste dhe situata praktike, duke nxitur mendimin kritik dhe përgjegjësinë qytetare.
Aktiviteti u organizua nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi i Provës Durrës, duke forcuar bashkëpunimin institucional në mbështetje të të rinjve.




