Në tryezën e organizuar nga OSBE në Romë për parandalimin e përfshirjes së të rinjve në krim

Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) mori pjesë në tryezën e dialogut politik dhe teknik të organizuar nga OSBE, e fokusuar në parandalimin e përfshirjes së të rinjve në krimin e organizuar.
Në këtë aktivitet, QPKMR u përfaqësua nga Drejtoresha Klaudia Hasanllari, së bashku me Zëvendësministren e Drejtësisë Elona Hoxha.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e një qasjeje të integruar ndaj të rinjve në konflikt me ligjin, përmes programeve rehabilituese dhe riintegruese, si dhe përmes nismave ndërgjegjësuese që synojnë mbrojtjen dhe orientimin e tyre drejt një të ardhmeje më të sigurt.
QPKMR mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në zhvillimin e politikave dhe praktikave efektive që kontribuojnë në parandalimin e kriminalitetit dhe fuqizimin e të rinjve.