Nënshkrimi I marrëveshjes mes QPKMR dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve. Data: 24 Maj 2023

Negocimi, zgjidhja e konflikteve me marrëveshje, ndërhyrja që në fazat fillestare mund të parandalojë shumë krime që ndodhin mest të miturve për shkak të konflikteve të pazgjidhura.
Për këtë arsye Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve nënshkruan marrëveshjen mbi vendosjen e bashkëpunimit në kuadër të zgjidhjes të problematikave me anë të ndërmjetësimit lidhur me rastet e të miturve dhe të rinjve në kontakt/konflikt me ligjin.
QPKMR mbetet e angazhuar për ofrimin e zgjidhjeve sa më efikase për të miturit në konflikt me ligjin.