Pas përfundimit me sukses të kursit profesional për berber, Arditi është gati të nisë një hap të ri në jetën e tij duke ndjekur shkollën e mesme profesionale për Hoteleri-Turizëm.
Falë bashkëpunimit me DRAP Korçë dhe gjimnazit profesional, u krijua mundësia që Arditi të vazhdojë rrugëtimin e tij arsimor dhe profesional.
Ky është një shembull i qartë se reflektimi, përkushtimi dhe mbështetja e duhur mund të kthejnë çdo sfidë në një mundësi. Pas përfundimit të dënimit në IM Kavajë, Arditi i ka dhënë jetës së tij një drejtim të ri dhe më premtues.
Çdo histori e tillë është frymëzim për të besuar se riintegrimi është i mundur dhe një e ardhme më e mirë ndërtohet hap pas hapi.