QPKMR mori pjesë në trajnimin me temë “Parandalimi i kriminalitetit tek të miturit përmes sfidash dhe perspektivash: Aftësi e shprehi të edukimit me bashkëmoshatarë” të organizuar nga United Rights Foundation, në bashkëpunim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë.
Ky workshop u moderua nga Znj. Klaudia Hasanllari, drejtoreshe e QPKMR e eksperte e kriminologjisë dhe Znj. Esjurda Tallushi, eksperte e sjelljes e cështjeve sociale në URF.
Ky aktivitet solli në vëmendje modelin e drejtësisë restauruese për të mitur, një qasje që vendos në qendër mirëqenien, rehabilitimin dhe rikthimin e balancës sociale.
Gjatë sesionit u prezantuan:
-Modele konkrete të ndërhyrjes së hershme për të miturit në kontakt me ligjin.
-Statistika dhe raste nga praktika institucionale.
-Qasje ndërdisiplinare në edukimin e të rinjve përmes bashkëmoshatarëve.
Angazhimi i studentëve të drejtësisë në këto procese është thelbësor për krijimin e një kulture ligjshmërie të qëndrueshme dhe përgatitjen e një brezi profesionistësh me vizion dhe ndjeshmëri sociale.



