Në prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të “Hulumtimit pjesëmarrës mbi perceptimin e fëmijëve në konflikt me ligjin për efektivitetin dhe ndikimin e Shërbimit të Provës në riaftësimin e tyre në Shqipëri” të kryer nga Terre des Hommes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.
Ndërkohë që Projekt Strategjia e Drejtësisë për Fëmijët 2022 – 2026 dhe Plani i Veprimit janë në proçes konsultimi publik, ky studim me gjetjet e tij përbën një bazë të mirë për të përmirësuar metodologjinë dhe vijimin e punës për një drejtësi miqësore për çdo fëmijë që përballet me ligjin.
Të gjithë së bashku mund dhe duhet të bëjmë me shumë në parandalimin e sjelljeve të fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.