“C’e posta per te”
Izolimi dhe vuajtja e dënimit nuk do të thotë që s’mund t’u dërgojmë dashuri dhe përkujdes familjarëve dhe miqve! Sidomos për të miturit, për të cilët marrëdhënia me familjen është element kyç i riintegrimit të tyre!
QPKMR dhe Posta Shqiptare, me mbështetjen e Institutit të të Miturve Kavajë organizuan aktivitetin ku të miturit u njohën me dokumentarin e realizuar për 105 Vjetorin e Postës Shqiptare si dhe me galerinë virtuale të Postës, e cila vizitohet vazhdimisht nga bashkëmoshatarë të tyre!
Në përfundim të aktivitetit, nga të miturit u shkruan disa kartolina, të cilat do të nisen nga Posta Shqiptare pranë familjareve dhe miqve të tyre.
