QPKMR dhe Qendra ALTRI përmbyllin fushatën “Edukimi ligjor nëpër shkolla”

Edhe këtë vit, e mbyllëm edukimin ligjor në një sesion final me gjimnazistë të Tiranës dhe me punimet e tyre për drejtësinë për të mitur. Dalëngadalë të rinjtë duhet të kuptojnë se ligji është një mekanizëm “miqësor” me të cilin duhet ecur krah për krah dhe jo të konfliktohesh.