QPKMR në aktivitetin e përbashkët të organizuar nga CARE Balkans dhe Act for Society dhe partnerët e saj të mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit.

I pranishëm ishte Zëvëndësministri i Drejtësisë në Shqipëri z. Klajd Karameta, i cili foli për bashkëpunimin me CARE International Balkans, shprehu mbështetjen e tij për projektin dhe përshëndeti punën që instucionet si QPKMR, Instituti i të Miturve Kavajë dhe organizatat partnere po bëjnë për vendin, si dhe homologu i tij, Zëvëndësministri i Drejtësisë në Kosovë z. Blerim Sallahu i cili theksoi dhe nevojën e shkëmbimit të eksperiencave midis vendeve.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner gjithashtu i pranishëm, e vlerësoi punën e bërë dhe shprehu mbështetjen për vazhdimin e bashkëpunimit.

Pjesë e panelit të aktivitetit nga QPKMR ishin Përgjegjësja e Sektorit të Sistemit Integruar znj. Brezeida Manofi si dhe Përgjegjësja e Sektorit të Rehabilitimit, znj. Denisa Veliu. Gjithashtu drejtoresha e Institutit të të Miturve Kavaje, znj. Marinela Alia si dhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë. Në panel ishin dhe të pranishëm dhe përfaqësues nga Kosova që ndanë eksperiencat e tyre në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.

QPKMR, krenare gjithashtu për paraqitjen dinjitoze të të miturit të rehabilituar të pranishëm i cili foli mbi eksperiencën e tij të rehabilitimit duke qenë ndërkohë edhe pjesë e përfituesve të programit Y+.