Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Caritasi Shqiptar organizuan takimin me dy të miturit E.Q dhe M.Q të cilët kanë përfunduar kryerjen e dënimit pranë Institutit të të Miturve Kavajë.
Sot ishte pikënisja e implementimit të projektit për rehabilitimin dhe rintegrimin e të miturve që kanë përfunduar dënimin dhe janë rikthyer në shoqëri!
Të dy të miturit janë në vazhdim të kurseve profesionale, E.Q i është mundësuar kursi profesional për informatik dhe të miturit J.Q kursi profesional për guzhinë.
Mbështetje psiko-sociale, trajtim i detajuar i çdo rasti, edukim, punësim dhe mundësi të barabarta për të gjithë!