Në Konferencën Rajonale për Rikonceptimin e Drejtësisë për të Mitur në Rajon dhe Zbatimin e Drejtësisë Restauruese, organizuar nga Qeveria Turke dhe UNICEF, Ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.
Në panelin drejtuar nga Anëtari i Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara, Z. Benoit Van Keisrbilck, Drejtoresha e Qendrës, Znj. Klaudia Hasanllari prezantoi të gjithë panoramën legjislative dhe institucionale të Shqipërisë për zbatimin e drejtësisë për të mitur, arritjet, sfidat dhe objektivat për të ardhmen.
Krenarë që Shqipëria u përzgjodh si një praktikë e sukseshme në rajon për kuadrin ligjor dhe institucional të Drejtësisë Restauruese.


