Në kuadër të Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit, Qendra për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike, të organizuar nga Prefekti i Qarkut Durrës, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtje të viktimave, veçanërisht viktimave të trafikimit dhe grupeve të tjera vulnerabël.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Qendra për Zhvillimin Komunitar ‘Sot për të Ardhmen’, në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi i Provës, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, si dhe institucione të tjera në nivel qarku.
Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat aktuale, praktikat e mira dhe masat konkrete për përmirësimin e mekanizmave të referimit dhe mbështetjes për viktimat, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe përgjegjësisë së përbashkët në nivel rajonal.




