QPKMR mori pjesë në seminarin shumëpalësh të organizuar nga OSCE Albania në Tiranë, për një qëllim të përbashkët:
Parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë në Shqipëri.

Ky seminar bashkoi institucione, organizata, ekspertë dhe të rinj aktivistë për të ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse për një fushatë ndërgjegjësimi në mediat sociale, që synon:
Rritjen e ndërgjegjësimit për sundimin e ligjit. Forcimin e qëndrueshmërisë ndaj krimit të organizuar & përdorimit të drogës.
Aktivizimin e të rinjve në ndërtimin e një kulture ligjshmërie.
Ne jemi krenarë që kontribuojmë në këtë rrugëtim me përvojën dhe përkushtimin tonë për fuqizimin e të rinjve!
