QPKMR përshëndeti dhe prezantoi rolin e saj ne Seminaret që u zhvilluan në Korçë dhe në Kukës me Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, nga UNICEF dhe Ambasada Britanike.

QPKMR përshëndeti dhe prezantoi rolin e saj në Seminaret që u zhvilluan në Korçë dhe në Kukës me Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, nga UNICEF dhe Ambasada Britanike.
Afro 50 oficerë të Drejtorive Vendore të Policisë si dhe 8 përfaqësues të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, të cilët trajtojnë çështje penale që përfshijnë fëmijë, ndoqen seminaret dy-ditore mbi rolin e Policisë së Shtetit për vënien në jetë të standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Pjesëmarrësit vijnë nga një sërë komisariatesh dhe rrethesh gjyqësore, si ai i Tropojës, Hasit, Kolonjës, Maliqit, Devollit, Pogradecit, Kukësit, Dibrës, Bulqizës, Matit, dhe Maqellarës.
Veç njohurive teorike, pjesëmarrësit shkëmbejnë edhe përvojat, sfidat dhe zgjidhjet praktike të evidentuara në trajtimin e rasteve dhe forcojnë lidhjet mes vetë institucioneve. Të udhëhequr nga Drejtori i Policisë Kukës, Edmond Sulaj, dhe Shefi i Komisariatit Korçë, Gentian Diko, pjesëmarrësit vizitojnë mjediset e intervistimit miqësor për fëmijët, për të nxitur përdorimin rregullisht të këtyre mjediseve, qoftë për fëmijët në konflikt a kontakt me ligjin, qoftë për viktimat e trafikimit a dhunës në familje.
Seminaret zhvillohen në kuadrin e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, mbështetur nga UNICEF Shqipëri dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, British Embassy Tirana.