QPKMR realizoi një takim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës për koordinimin për përmbushjen e nevojave të të miturve dhe te rinjve pas vuatjes së dënimit.

Zhvillimi: QPKMR realizoi një takim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me këtë institucion në lidhje me përmbushjen e nevojave të të miturve dhe te rinjve pas vuatjes së dënimit.
Drejtuesja e Qendrës, Znj Hasanllari ofroi mbështetjen e plotë për të asistuar me problematikat që përballen këta të mitur dhe të rinj me qëllim që procesi i riintegrimit dhe i risocializimit të jetë sa më eficent.
Ky bashkëpunim do të konsistojë si në raportimin e rasteve që janë të domosdoshme për t’u ndihmuar në trajtimin ekonomik , shëndetësor , psikologjik ashtu edhe në hartimin e planeve individuale .
Fokusi i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Qendrës është mbrojtja e interesit më të lartë të të miturve dhe të rinjve ndaj ne insistojmë drejtë një bashkëpunimi të duhur për të përmbushur këtë qëllim.