Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) dhe klubi sportiv “Partizani” kanë konkretizuar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh, për përfshirjen në aktivitete të ndryshme sportive të të miturve/të rinjve në konflikt me ligjin, në kuadër të rintegrimit të tyre në shoqëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i klubit “Partizani”, z. Gerald Burba dhe znj. Klaudia Hasanllari, Drejtoreshë e QPKMR.
Për të parën herë, dy institucionet angazhohen zyrtarisht në përfshirjen e aktiviteteve sportive, jo vetëm si aktivitete argëtuese, por më e rëndësishmja si aktivitete edukuese.