Me Prof.Dr Adrian Civici, Ksenofon Krisafi, Nevila Rama, Përparim Kabo, si dhe me kolegë të tjerë të botës akademike dhe institucioneve të Drejtësisë për të Mitur, në një diskutim mbi rolin e pedagogjisë korrektuese dhe bashkëpunimit të institucioneve të drejtësisë me ato të arsimit të lartë me qëllimin përmirësimin dhe zhvillimin e kurrikulave në ndihmë të profesionistëve dhe rrjedhimisht të të gjithë të rinjve.
Siç tha dhe Profesor Kabo, institucioni i parë ekzistues është njeriu. Nuk mund të jesh as jurist e as kriminolog i mirë pa njohur njeriun dhe arsyet që e çojnë atë drejt vendimeve të caktuara. Studimi është baza nga ku duhet të nisë e gjithë puna jonë. Prezantova punën e bërë në funksion të një drejtësie miqësore për të miturit dhe programet parandaluese.

