Së bashku me UNICEF në Lezhë ku u zhvillua një seminar për zbatimin e KDPM

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ishte pjesë e seminarit të organizuar nga UNICEF me temë “Roli i Policisë në zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur dhe Ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” në Bashkinë Lezhë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga Prokurora, Policia, Shërbimi i Provës dhe organizata të ndryshme që e shtrijnë veprimtarinë e tyre në Bashkinë Lezhë.

Ndër të tjera u bë dhe një prezantim mbi njohjen mbi rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.