Shtegu i Mundësive, Korçë

Dy të mitur në proces rehabilitimi që po ndiqen nga QPKMR, sapo kanë nisur kursin profesional për berber. Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të mirë!

Kjo mundësi ka ardhur falë bashkëpunimit të ngushtë të QPKMR dhe Caritas Albania, të cilët kanë hapur dyert për këta të rinj për të ndjekur një profesion pas përfundimit të dënimit. Kjo iniciativë është një histori suksesi që tregon se çdo i ri meriton një shans të dytë për të ndërtuar jetën e tij dhe se asnjë rrugë nuk është e mbyllur kur ka mbështetje dhe besim.

Mbështetja dhe zhvillimi janë çelësi për një shoqëri më të mirë!