Shtegu i Mundësive vazhdon…
Grupet e punës së QPKMR dhe Caritas Albania vijojnë mbledhjet e përbashkëta, duke u fokusuar tek trajtimi i rasteve konkrete të të miturve në konflikt me ligjin.
Të rinjtë që kanë përfunduar dënimin tashmë janë përfshirë në kurset profesionale të ofruara nga QPKMR dhe Caritas Albania, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë.
Synimi ynë është të ofrojmë mundësi të prekshme për arsimim, punësim dhe mbështetje psiko–sociale, për të garantuar riintegrim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në shoqëri.
Rruga e rikthimit fillon me një mundësi!




