Grupet e punës së QPKMR dhe Caritas Albania vijojnë me takimet e përbashkëta për të trajtuar raste konkrete të të miturve në konflikt me ligjin. Këta të rinj, pasi kanë përfunduar dënimin e tyre, janë aktualisht të përfshirë në kurset profesionale që ofrohen nga QPKMR dhe Caritas Albania.
Qëllimi ynë është të garantojmë mundësi për arsimim, punësim dhe mbështetje psiko-sociale për të miturit në konflikt me ligjin, duke ndihmuar kështu në riintegrimin e tyre të plotë në shoqëri pas përfundimit të dënimit.
Rruga e rikthimit nis me mundësi
