Çelëm në bashkëpunim me OSBE, fushatën ndërgjegjësuese online “S’ka shkurt”, në zbatim të politikave parandaluese të kriminalitetit të hershëm dhe recidivizmit te të rinjtë.
Përmes videove sensibilizuese, të miturit në konflikt me ligjin ndanë eksperiencat e tyre personale, duke treguar si u bënë pjesë e botës së krimit dhe çfarë mësimi morën nga “rruga e shkurtër”, që në realitet i çoi më gjatë dhe me pasoja.
Në kuadër të kësaj fushate, pjesë e videove u bënë edhe tre personazhe publike, të cilët rrëfyen historinë dhe rrugëtimin e tyre – jo të shkurtër – drejt suksesit, si dëshmi se arritjet e qëndrueshme ndërtohen me përkushtim, disiplinë dhe kohë.
Falënderojmë Ministrin e Drejtësisë për mbështetjen e fushatës dhe mesazhet jetësore për të gjithë të rinjtë dhe komunitetin.
Falënderojmë për bashkëpunimin institucionet partnere: Policinë e Shtetit, Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Institutin e të Miturve Kavajë, Shërbimin e Provës, organizatat partnere të shoqërisë civile, profesorë, studentë dhe të rinj të pranishëm.




