Stafi i Qendrës mirëpriti studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët do të zhvillojnë praktikën mësimore pranë “Qendrës së Parandalimit të Krimit të të Miturve dhe të Rinjve”

Zhvillimi: Drejtuesja e QPKMR, Znj. Hasanllari dhe stafi i Qendrës mirëpriti studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët do të zhvillojnë praktikën mësimore pranë “Qendrës së Parandalimit të Krimit të të Miturve dhe të Rinjve”.Gjatë takimit u zhvillua një prezantim i shkurtër i Qendrës për t’u njohur si me misionin ashtu edhe me stafin.
Përkrahja e të rinjve në profesion, bashkëpunimi dhe fryma e re janë një qëllim në vetëvete për të përmbushur misionin tonë.
Qendra do të krijojë për këta të rinj hapësira në kultivimin e potencialit dhe kreativitetit të tyre, si dhe do të mirëpresë idetë e tyre për një drejtësi sociale dhe restauruese.