Mbështetur në rolin që VKM dhe Strategjia e Drejtësisë për të Mitur i jep QPKMR-së në parandalimin e kriminalitetit te të miturit dhe si institucion përgjegjës në këtë strategji për edukimin ligjor, ndërgjegjësimin dhe shpjegimin e drejtësisë penale për të mitur, si dhe në zbatim të marrëveshjes mes QPKMR dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, dhe me mbështetjen e IPO-s, vijojmë takimet me profesionistë të rinj të drejtësisë për të mitur për prezantimin e zgjidhjeve të konflikteve me dialog, ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit falas për të gjithë të miturit në vend dhe të rinjtë deri në 21 vjeç, të cilët përfshihen në kontakt ose në konflikt me ligjin. Të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar pasojat fatale!